Futboll

Xhevahir Sukaj nuk e diskuton mbijetesën: Kemi ekip mjaft të mirë

Xhevahir Sukaj ishte protagonisti i Vllaznisë në suksesin 4-0 kundër Lushnjes duke shënuar një dopietë. Një nga golat e shkodranit ishte për kartolinë, megjithatë në intervistën për “Super Sport”, ai thotë se ka shënuar gola edhe më të bukur.

Goli – “Goli ishte moment. Dola në pozicion, portieri kishte dalë para e godita. Isha duke u rrëzuar, por duke parë që portieri kishte dalë e godita. Nuk është shumë domethënëse”.

Goli më i bukur  -“Nuk e di nëse është ky goli më i bukur. Kam shënuar dhe me Sepahanin”.

Ibrahimoviç – “E pashë golin e Ibras. I imi ishte më larg”.

Situata e mbijetesës – “Ne ekipin e kemi. Po ta kishim nisë sezonin me këtë kontingjent do të ishim më larg. Vllaznia është penalizuar nga 10-15 javët e para se janë marrë pak pikë. Aty kemi çaluar pak”.

Ribaj – “Trajneri vendos nëse luajmë me Ribajn. E kemi pak të vështirë të luajmë me dy sulmues, pasi lëmë hapësirë mbrapa. Në sfidat e tjera duhet të luajmë më mirë se sot, pasi lamë pak hapësira mbrapa”.

Related posts

NAPOLI gjejnë zëvendësuesin ideal të HYSAJT, por ka një PROBLEM…

Isa.Autor

PAS SHKARKIMIT NGA MAN UNITED/ Mourinho nuk është një opsion për Real Madridin

Isa.Autor

NGJARJE E RËNDË NË ITALI/ Po kthehej nga ndeshja me Parmën, gjendet i vdekur tifozi i Lazios

Isa.Autor

Leave a Comment