Futboll Seria A Sport

ÇFARË PO NDODH/ Tension te Lazio, tifozët sulmojnë ASHPËR yjet e skuadrës

Atmosfera është bërë shumë e rëndë te Lazio, sepse dy humbjet e fundit, kundër Frankfurtit dhe Romës, kanë zhgënjyer jashtëzakonisht tifozët, që tashmë nuk durojnë më dhe kanë shoërthyer në akuza ndaj disa prej lojtarëve kryesorë.

Në shënjestër kanë përfunduar dy nga yjet e ekipit, Luis Alberto e Sergej Milinkovic-Savic, të cilët kanë zhgënjyer plotësisht në këtë fillimsezoni. Para ndeshjes kundër Fiorentinës këtë të diel tifozët shpalosën edhe një parullë gjigante: “Milinkovic e Luis Alberto, talente false në kërkim të parave”

Të dy futbollistët kanë një vlerë të konsiderueshme në treg dhe për Milinkovic-Savic presidenti Lotito kërkon 150 milionë euro, por në fushë rendimenti i tyre ka qenë mediokër dhe tifozët e kanë humbur durimin.

 

Related posts

“DUHET NJË TAVOLINË PËR TË…:”/ Mirabelli: Super League një britmë alarmi. Perez dhe Angelli nuk janë të çmendur

Delo.autor

Rezultati dhe statistikat pas pjesës së parë Malaga – Barcelona

Q.Autor

PËSOI HUMBJEN E PARË ME REALIN/ Zidane: Ne po kalojmë një moment të komplikuar, mund të…

Delo.autor

Leave a Comment