Futboll Shqipëri Sport

Tirana nuk tregon karakter, Laçi e “mbyt” në kryeqytet dhe shikon nga kreu

Tirana fitoi ndaj Kastriotit në mesjavë, por ishte një flakë kashte, sepse bardheblutë janë kthyer në errësirë totale, duke u mundur sot 1-0 nga Laçi brenda në Tiranë.

Vendosi një gol nga i riu Redon Xhixah, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim nga Fangaj dhe shënoi golin e fitores së madhe të kurbinasve, që fluturojnë në renditje.

Nëse Laçi shkëlqen me djem të panjohur si Xhixha, Tirana është një kaos total, sepse në sulm ka lojtarë që paguhen sa gjithë Laçi, por asnjëri prej tyre nuk shënoi dot.

Dukej një ndeshje e ekuilibruar, por në futboll duhet të dish të shënosh dhe Tirana nuk shënon dot as me penallti.

Në fund, një penallti e dyshimtë për një faull nga Ngo dhe Blazhevski nga pika e bardhë gjuajti shumë keq dhe jashtë. Laçi sheh vendet e kreut, Tirana në tunel, por Ze Maria nuk preket, sipas presidentit Refik Halili.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Daja: Fitorja ndaj kampionëve ka një…

Delo.autor

‘Sirena’ angleze për Bartra, United interesohet për shërbimet e tij

Q.Autor

Fillojnë përçarjet, lojtarët të mërzitur me qëndrimin tekanjoz të gjermanit

Sadik.Autor

Leave a Comment