Futboll Premier League Sport

KRITIKOJNË ASHPËR JORGINHON/ David Luiz: Disa njerëz nuk kanë edukatë, mendoj se…

Mbrojtësi i Chelsea-t David Luiz thotë se ata që kritikojnë Jorginho-n nuk marrin vesh nga futbolli, duke shtuar se detyra e lojtarit të përfaqësueses italiane nuk është të përgatisë golat.

Jorginho është sulmuar nga analistët e medies britanike pasi nuk ka bërë asnjë asist këtë sezon, megjithëse ka bërë më tepër se 2,000 pasime. Megjithatë Luiz nxit kritikët e tij shohin statistikat e mesfushorëve të tjerë që qëndrojnë përpara mbrojtjes.

“E kuptoj situatën e Jorginho-s,” shprehet braziliani në prag të gjysmëfinales së Carabao Cup ndaj Tottenham.

“Kur u riktheva te Chelsea mbaj mend ditën e parë kur njerëzit filluan të qeshnin pa treguar pikë respekti.

“Ata mund të kenë opinionin e tyre, por nëse e shprehin me respekt është më mirë. Megjithatë disa njerëz nuk kanë edukatë dhe mirësi. Jorginho është një lojtar i madh.

“Ai kritikohet sepse luan te Chelsea. Kur luan te Chelsea, një ekip i madh, duhet të mësohesh me faktin se të gjithë do të të kritikojnë. Ndërsa kur gjërat shkojnë mirë, të gjithë të duartrokasin.

“Ai po luan sezonin e parë në Angli, diçka jo e lehtë, megjithatë po bën një punë të mrekullueshme. Nuk mendoj se është e drejtë ta kritikosh për numrat e asisteve pa e krahasuar me lojtarë të tjerë që luajnë në atë pozicion.

“Gjithçka varet nga filozofia e lojës tënde. Mendoj se mënyra se si luan ai na mbush ne të tjerët me energji.”

Related posts

JOSHUA APO FURY? Mike Tyson bën parashikimin për fituesin

Delo.autor

“ELIMINIMI NGA CHAMPIONS ISHTE GODITJE E RËNDË”/ Mbrojtësi Skriniar: Titulli? Kampionati është më i ekuilibruar se vitet e fundit dhe…

Delo.autor

FSHF GJEN ZGJIDHJE/ Kombëtarja e vajzave udhëton drejt Stambollit

F.autor

Leave a Comment