Futboll Seria A Sport

REKORD I RI NGA IKARDI/ Argjentinasi barazon me gola Vierin tek Interi

Mauro Icardi ka barazuar Christian Vierin për gola në Serie A.

Argjentinasi duke se ka gjetur formën e mirë, ai ishte heroi i skuadrës zikaltër në fitoren 2-1 ndaj SPAL-it.

Që 25-vjeçari të shënojë 103 gola me ekipin nga Milano në kampionat elitar italian, atij iu nevojitën 165 paraqitje.

Ndërsa në nën tjetër Vierit për 103 gola iu nevojitën vetëm 143 paraqitje.

Lojtari që ka asistuar më së shumti Icardin është Ivan Perisic, kroati që nga dhjetori i 2015 ka dhuruar drejt Mauros plot 16 asistime.

Ndeshja e ardhshme e Interit në Serie A është kundër Milanit.

Lojtari me më së shumti gola në histori Neroazzurrët është Giuseppe Meazza (243 gola), pastaj vijnë: Benito Lorenzi (138), Istvan Nyers (133), Alessandro Altobelli (128), Sandro Mazzola (116) dhe Roberto Boninsegna (103).

Related posts

TERAPIA NEYMAR/ Ja si presidenti i Barcelonës mund ta zgjidhë krizën

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani, Vllaznia dhe Laçi njihen me 4 rivalët e mundshëm

Delo.autor

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Djali i legjendës së futbollit: E pashë me sytë e mi që ishte…

Delo.autor

Leave a Comment