Boks Sport

E PABESUESHME/ Vjen LAJMI I KEQ për Khabib, presidenti mund t’i heqë titullin rusit pas SKANDALIT

Ndeshja e shekullit që u zhvillua vetëm pak orë më parë mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor ka bërë për vetë të gjithë të apasionuarit pas këtij sporti, konkretisht flasim për UFC-në.

Suksesi i Rusit Khabib duket se mund të zgjasë shumë pak kjo për shkak të trazirave që u krijuan jashtë kafazit pas përfundimit të match-it, ku irlandezi McGregor humbi duelin. Përplasja e Khabib me stafin e McGregor jashtë kafazit mund t’i rrezikojë rusit titullin e fituar vetëm pak orë më parë dhe këtë gjë e konfirmon vetë Dana white, presidenti i kësaj disipline i cili ka thënë se nuk do të loretohet ajo sjellje që është parë pas përballjes.

“Nëse Khabib merr një pezullim shumë të gjatë, ai mund të humbasë rripin e tij. Unë kam folur me Conor dhe ai është në rregull, ai është më i mërzitur për luftën dhe jo për atë që ndodhi pas saj”, është shprehur fillimisht White.

Më pas ai ka shpjeguar pse titulli nuk i është dorëzuar rusit menjëherë brenda kafazit, duke e justifikuar këtë fakt me mundësinë e krijimit të trazirave.

“Nga frika se turma do përfundonte në oktagon, ne vendosëm se ishte më mirë të dilnim të gjithë”, mbylli deklaratën e tij presidenti i UFC-së.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LAZIOS/ Allegri: Rikthimi i Pogbasë dhe tre arsye për afrimin e Caceres

Delo.autor

BEFASUESE/ JUVENTUS kërkon kampionë, bardhezinjtë me sytë te REALI

Isa.Autor

KËRKON LOJTARË TË RINJ NË EKIP/ Real Madrid tremb klubin italian, gati të zyrtarizojë ofertën e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment