Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Partizani: Zhbllokohet super sfida, Mala kalon në avantazh të kuqtë (VIDEO)

Po luhet në “Elbasan Arena” super sfida përmbyllëse e javës së 8-të mes Kukësit dhe Partizanit. Dy skuadra pretendente përballë njëra tjetrës. Verilindorët vijnë në këtë përballje pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut, ndërkohë që Partizani triumfoi në shtëpi ndaj Teutës.

Orari i pazakontë, pritet të zbehe disi atmosferën dhe interesi për këtë takim është shumë më i ulët nga ai i sfidave të mëparshme. Nuk mungojnë surprizat në formacion, teksa trajneri Cungu ka bërë plot 3 ndryshime nga ndeshje me Skënderbeun.

LIVE| KUKËSI-PARTIZANI 0-1

Mala 20′

KOMENTI LIVE: 

30′ Dzaria ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

27′ Minuta të mira për Partizanin që është hedhur në kërkim të golit të dytë.

23′ Telushi provon me në gjuatje të fuqishme nga distanca, topi përfundon mbi kuadrat.

20′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0. Një shans një gol për Esat Malën. Zhbllokohet super sfida. 

16′ Jasir Asani ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit Xhaja.

13′ Krostim i bukur nga Shafik në zonë për Rexhinaldon. Ky i fundit gjuan me kokë, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

11′ Dzaria provon me një goditje të fortë nga distanca, por nuk ka shënjestrën e duhur.

8′ Goditje nga këndi për Partizanit, por largojnë rrezikun lojtarët e Kukësit.

3′ Minuta mjaft të mira për Kukësin, Shkodra provon me kokë, por kontrollon gjithçka, Alban Hoxha.

2′ E pabesueshme çfarë humbet Kalaja nga shumë pranë portës.

 

1′ Ka nisur supersfida në “Elbasan Arena”.

Related posts

DY “TRIPLETA” NË CHAMPIONS/ L’Equipe “pagëzon” Benzema, është ai favoriti për “Topin e Artë”

F.autor

Wenger: Aubameyang ka ndikuar në vetëbesimin e Lacazette

Q.Autor

PO MAHNIT “KUQEZINJTË” ME PARAQITJET E TIJ/ Milan i gatshëm për ta blerë talentin nga klubi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment