Futboll La Liga Ligue 1

MERKATO/ Sergio Busquets, ëndrra e Al-Khelaifit

Ish-agjenti për zbulimin e talenteve te Nice, Jonathan Beilin, ka thënë se Paris Saint-Germain janë të etur të nënshkruajnë me mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.

Beilin është i afërt me drejtuesit e skuadrës franceze dhe ka treguar objektivin kryesor të PSG-së.

Sipas tij, ëndrra dhe objektivi primar për presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është mesfushori i Barcelonës, Busquets.

 “Në mesfushë, Nasser ëndërron të sjellë Busquetsin, por pas Neymarit duket me të vërtetë e pamundur”, ka thënë Beilin për Canal Football Club.

“Por, nuk i dihet – gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi agjenti i talenteve.

Al-Khelaifi thuhet se e sheh Busquetsin si zëvendësim të duhur për brazilianit, Thiago Motta, i cili duket se po numëron ditët tek parisienët.

Edhe trajneri Unai Emery ka deklaruar para disa javëve se skuadra e tij do të kërkoj për një mesfushor të ri.

Ndryshe, për mesfushorin spanjoll interesim ka shprehur edhe skuadra angleze, Manchester City, por oferta e tyre thuhet se është hedhur poshtë.

 

Related posts

KUPA E ANGLISË/ Manchester City mposht Everton dhe kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

LIVE/ Real Madrid-Villarreal, Vallejo kalon “Los Blancos” në avantazh

Delo.autor

Largimi i Iniestës nuk ndihet/ Ky lojtarë po e zëvendëson plotësisht spanjollin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment