Bundesliga Futboll Sport

BAYERNI NË KAOS/ Hoeness “betohet”: Do ta mbroj trajnerin deri në vdekje

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka shprehur të gjithë mbështetjen e tij për trajnerin Niko Kovac, që me humbjen e pësuar në shtëpi kundër Borussia Moenchengladbach e ka çuar në katër numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore, dy humbje dhe dy barazime.

“Do të mbroj Niko Kovac deri në fund, – deklaroi Hoeness, në një intervistë për “Kicker”. – Do ta mbroj Kovac deri në vdekje, pavarësisht nga ajo që do të ndodhë në javët e ardhshme.”

Edhe pse ka fituar shtatë nga 11 ndeshjet zyrtare si trajner i Bayern, pozitat e Kovac janë lëkundur ndjeshëm pasi ekipi ka përfunduar në vendin e gjashtë të kampionatit.

Related posts

SOCIEDAD-BARCELONA/ Sulmuesi Dembele dhuron spektakël dhe mposht portierin Remiro me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Brescia. Rezultati 1-0

Delo.autor

Ish-presidenti zbulon planet e merkatos së Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment