Futboll Sport

PLAS SKANDALI/ Biseda gjatë ndeshjes: Tifozët kapin “mat” McGregor. “Është BIZNES” (VIDEO)

Khabib Nurmagomedov i është dashur të durojë shumë sulme dhe ofendime të ndryshme gjatë muajve të fundit, por ishte ai që qeshi i fundit. Luftëtari rus ka mposhtur me submission Conor McGregor në raundin e katërt duke ruajtur titullin kampion. Ai i kishte premtuar irlandezit se do t’i fliste gjatë ndeshjes në kafaz, dhe të dy kanë shkëmbyer fjalë gjatë gjithë kohës.

Por biseda më interesante ka qenë ajo që u zhvillua në fund të raundit të tretë. Pasi arbitri Herb Dean i ndan, tifozët mendojnë se Conor i ka thënë se “është vetëm biznes”, me Khabib që duket t’i ketë thënë “epo mesa duket”.

Për Conor mund të ketë qenë vetëm biznes, por Khabib e ka marrë shumë personale. Ajo mënyrë e të shprehurit, sikur donte të justifikonte sjelljen e tij, është marrë nga tifozët si një formë apologjie.

Rusi ka duruar shumë gjatë muajve të fundit, pasi është ofenduar nga familja dhe feja. Dhe pas raundit të tretë duket t’i thotë “ku e ke gojën tani.” Më pas ka ardhur përgjigja e Conor, padyshim që është një formë apologjie.

McGregor: "It’s only business." Khabib: "Guess so." from ufc

Related posts

“ËSHTË NJË LOJTAR QË…”/ Marotta: Nuk mund ta lëmë të na shpëtojë nga duart

Delo.autor

E BUJSHME/ Rooney dhe Ronaldo, bashkohet “dyshja” e sulmit tek Manchester United

Delo.autor

MOURINHO RIKTHEHET NË MANCHESTER/ Shikoni si e presin portugezin në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment