Futboll Shqipëri Sport

Ylli në ngjitje i PARTIZANIT/ Shoku i skuadrës “ngre në qiell” Esat MALËN (FOTO)

Esat Mala po kthehet në yllin e padiskutueshëm të Partizanit. Në dy ndeshjet decizive ndaj Tiranës dhe sot kundër Kukësit, mesfushori 20-vjeçar u ka dhuruar të kuqve plot 6 pikë që i kanë siguruar skuadrës së Skënder Gegës vendin e parë në kampionat pas 8 ndeshjesh të zhvilluara.

Të gjithë janë befasuar me ecurinë perfekte të Partizanit, një fytyrë që nuk shihej prej vitesh. Kjo ka ardhur më meritë të Gegës dhe kontigjentit të futbollistëve të Partizanit.

Për djaloshin e ri po thuren elozhe; shumë mendojnë që ai e meriton të thërritet në Kombëtaren e Shqipërisë, megjithëse është ende i ri.

Megjithatë Mala ka ende kohë për të pritur për Kombëtaren dhe i duhet të festojë suksesin e sotëm me shokët e ekipit.

Mesfushori Lorenc Trashi uron me fjalë të përzemërta shokun e tij Esat Mala.

Related posts

LEICESTER TRIUMFON NË LIVERPOOL/ Jamie Vardy vendosi golin e parë të vitit

Delo.autor

Shaqiri i bashkohet Liverpoolit në SHBA, bën gati takat për debutim (VIDEO)

Isa.Autor

“BORXHI” 17 MILION EURO PËR SALA/ Presidenti i Cardiff: Jemi…

Delo.autor

Leave a Comment