Futboll Sport

MBAPPE FAVORIT/ Njihuni me nëntë kandidatët e tjerë për çmimin “Futbollisti më i mirë U-21”

“Ylli” i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, është favoriti kryesor mes dhjetë kandidatëve për të fituar “Topin e Artë U21”, që sivjet do të jepet për herë të parë dhe që quhet “Trophee Kopa”.

Ata që do të votojnë për të zgjedhur lojtarin e ri më të mirë të planetit do të jenë 33 fitues të “Topit të Artë” në të kaluarën, përfshi edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, që mes tyre kanë ndarë dhjetë edicionet e fundit të trofeut madhor individual.

Çmimi, që do të jepet më 3 dhjetor, mban emrin e Raymond Kopa, francezi i parë që ka fituar “Topin e Artë”, në vitin 1958.

Dhjetë kandidatët e “France Football” janë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Patrick Cutrone (Milan), Justin Kluivert (Roma), Kylian Mbappé (PSG), Houssem Aouar (Lione), Christian Pulisic (Borussia Dortmund), Rodrygo (Santos), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Amadou Haidara (Salisburgo), Ritsu Doan (Groningen).

Related posts

KORONAVIRUSI/ Orë vendimtare për të ardhmen e Premier, klubet vendosin afat për mbylljen e sezonit

Delo.autor

E RËNDË/ Sir Alex FERGUSON ndalohet të shoh ndeshjen e Man United, ja kush është SHKAKU

Isa.Autor

Xherdan Shaqiri: Agjentët po merren me të ardhmen time

Sadik.Autor

Leave a Comment