Futboll Premier League Sport

HAZARD PLAS BOMBËN/ Mendoj të LARGOHEM: “Nëse REALI vjen tek unë, do të…

Çelsi po përjeton një moment mjaft të mirë dhe e ka nisur sezonin e ri nën drejtimin e Mauricio Sarrit në mënyrën më të mirë. Padyshim ato që kanë rënë në sy, kanë qenë paraqitjet e bëra nga Eden Hazard, i cili duket i rilindur me ardhjen e trajnerit të ri.

Pas sfidës së luajtur ditën e djeshme ndaj Sauthempton, Hazard është rikthyer të flasë për çështjen e të ardhmes së tij, ku është shfaqur disi i paqartë, pavarësisht se ndihet i lumtur tek blutë. Belgu u përfol shumë pas përfundimit të Kupës së Botës për një kalim te Reali i Madridit, me madrilenët që ndoshta mbeten të interesuar për mesfushorin.

“Unë mund të flas, në qoftë se Reali vjen tek unë, do të flas. Ndonjëherë kur zgjohem në mëngjes mendoj që duhet të iki. Ndonjëherë mendoj se duhet të qëndroj. Është një vendim i vështirë, pasi është e ardhmja ime. Bëra një Kupë Botë mjaft të mirë dhe prandaj thash që është momenti që duhet të ndërroj ambient. Gjithsesi dhe tani po luaj mirë dhe jam i lumtur. Reali i Madridit është klubi më i madh në botë. Nuk dua të gënjej, ka qenë ëndrra imë që i vogël që një ditë të luaj atje”, ka thënë belgu i bluve të Londrës.

 

Related posts

Messi shënon golin e dytë ndaj La Corunas

Sadik.Autor

Mohamed Salah shkëlqen me 4 gola në fitoren e thellë të Liverpoolit kundër Watfordit

Q.Autor

TRONDITET SPANJA/ Një tjetër kampion BOTE largohet nga kombëtarja (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment