Futboll Seria A

Spekulimet për Largimin nga Milan, ky reagim nga Suso nuk pritej

​Ditëve të fundit është folur shumë për një largim të mundshëm të Susos nga Milan, por vet lojtari ka mohuar gjithçka

Mesfushori spanjoll, Suso ka thënë se është i fokusuar në Milan dhe për momentin dëshiron të qëndrojë vetëm në San Siro.

Ai tha se ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme me një skuadër historike dhe speciale.

“Së fundmi kamë nënshkruar kontratë të rëndësishme. Po mendojë vetëm për fushën, ndërsa agjenti im do të mendojë për afatin kalimtar. Kam lexuar gjithçka, thashetheme, dëshira, negociata të supozume. Më lëreni të jem i qartë:

Së pari: Nuk më intereson klauzola, llogaritet vetëm fusha dhe në këta pesë muaj duhet të jemi protagonistë.

Së dyti: Një klub historik dhe special si Milani meriton respekt, ata janë të fokusuar në mua dhe kanë investuar shumë.

Së treti: Në çështjen time, dëshira ime do të llogaritet, vetëm dëshira ime. Për momentin unë vetëm dua të qëndrojë këtu dhe të gjitha të tjerat janë vetëm fjalë. Forca Milan, Suso”, shkrua spanjolli në Instagram.

Related posts

Kupa e Botës/ Uruguaj mposht Egjiptin, ndan vendin e parë me Rusinë

Sadik.Autor

SHKRUAN HISTORINË NË SERIE A/ Quagliarella kalon CR7 dhe barazon rekordin 25-vjeçar

Delo.autor

PESË SUPER GOLASHËNUESIT E 2018/ Këto janë lojtarët që “çanë” rrjetën në pesë ligat më të mira të Evropës

Delo.autor

Leave a Comment