Futboll La Liga

Alba: Puna ekipore është çelësi i suksesit te Barcelona

Jordi Alba ka lavdëruar punën e ekipit të Barcelonës dhe beson se në vend të shfaqjeve individuale, kjo fshihet prapa sukseseve të tyre këtë sezon.

Fitorja 4-2 e Blaugranëve në udhëtim te Real Sociedadi, të dielën mbrëma, rivendosi kryesimin e tyre nëntë pikë në krye të tabelës.

Kjo fitore e thellë ka bërë që katalunasit të ngritin edhe epërsinë ndaj rivalëve të urryer të Real Madridin me 19 pikë larg tani.

 Sukseset e skuadrës, mbrojtësi spanjoll, Alba, ua kontribuon punës së grupit, që mendon se është çelësi i suksesit.

“Sekreti i suksesit tonë është puna ekipore”, ka thënë Alba për gazetën spanjolle Marca.

“Të gjithë janë të përfshirë në aspektin e mbrojtjes sonë, në presionet tona dhe në fitimin e topit, ndërsa sulmuesit tanë mund të bëjnë dallimin përpara”.

“Anoeta është një terren në të cilin ne kemi vuajtur shumë për të fituar këtu, përfaqëson një pikë shumë të rëndësishme në një vend ku kemi luftuar më parë”.

“19 pikë është një dallim i madh, por nuk duhet të harrojmë se Real Madridi nuk do të ndalojë luftën dhe të tjerët janë gjithashtu të përfshirë në garë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Related posts

Lojtari më i shtrenjtë në çdo ekip të Botërorit, zbuloni emrat

Sadik.Autor

NGA POGBA TEK HAZARD/ Njihuni me 10 vëllezërit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, ja emrat (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Mario Balotelli i habit të gjithë, transferohet tek skuadra turke. Ja detajet…

Delo.autor

Leave a Comment