Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Luftëtari, 2 gola në 6 minuta. Kryeqytetasit shkatërrojnë gjirokastritët

Do të luhet në “Selman Stërmasi” ndeshja e kthimit gjysmëfinale e “Kupës së Shqipërisë” mes Tiranës dhe Luftëtarit.

bandicam 2019-05-08 17-04-17-794

Ndeshja e parë në Gjirokastër ka përfunduar në një barazim pa gola. Sot, Luftëtarin do e kualifikonte një fitore ose një barazim 1-1 dhe me shifra të tjera. Nga ana tjetër Tirana do t’i duhet fitorja. Për gjirokastritët do të ishte historike pjesëmarrja në finale, ndërsa Tirana kërkon një rrugë për në Europë.

Kryeqytetasit do të kenë një mungesë të madhe, pasi Hasani nuk është i gatshëm për këtë sfidë. Nga ana tjetër, Luftëtari ka nisur me Filin dhe Hantin si risi.

Tirana-Luftëtari 3-1

Daja 21′, Kobina 48 (11m) Ngo 53’/ Fili 41′

KOMENTI

53′ GOOL. Ngo i hedh të gjithë përtokë dhe realizon edhe golin e tretë duke lënë pas 3 mbrojtës.

48′ GOOL. Shënon Kobina nga pika e bardhë e 11-metërshit. Pas penalltisë së fituar nga Daja. Fillisht ishte Ngo e topin në dorë për të gjuajtur, por më pas nga stoli “urdhëruan” të godiste Kobina, i cili e dërgoi lehtësisht në rrjetë. 

46′ Starton pjesa e dytë

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ ZIKALTRIT mbërrijnë në MADRID, MODRIC pranë INTERIT

Isa.Autor

PAS SPINAZZOLA DHE DIAWARA/ Roma arrin akordin me mbrojtësin e Atalantës…

Delo.autor

E BUJSHME/ UZUNI transferohet në KROACI, Laçi përfiton një MAL ME PARA

Isa.Autor

Leave a Comment