Futboll Shqipëri Sport

MUNDI KUKËSIN/ Gega: Ndjemë lodhjen, Hebaj dhe Çinari duhet të shtynin më shumë

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ka folur për fitoren e fundit me Kukësin, por edhe për pritshmëritë e tij deri më tani.

“Nuk ishte transfertë për anën psikologjike, edhe pse u organizua në bazë të Kukësit. Nuk desha të lëndoj njeri, por u luajt në 13:45 dhe nuk është orar i mirë. E dinim që do ishte e vështirë. Tre ditët që kishim kohë, një pjesë kanë shumë minuta dhe u shfaq lodhja te Telushi, Hila, apo Mala që kërkoi ndërrim. Trashi ka qenë me serume, por shpirti dhe kualiteti i tij bënë që të jepte më të mirën. U munduam ta ndajmë lojën në pjesë. E dinim që do ishim në presion, në fillim u vendosëm gabim por me kalimin e kohës e mbajtëm lart kundërshtarin. Lojtarët u bindën taktikisht dhe u kthyen pas sulmuesit e krahut. Janë të rinj, edhe pse kanë vite që luajnë. Të gjithë kanë nevojë të përmirësohen”.

“Rezultati 1-0 të mban në presion. Na ndodhi edhe me Kastriotin. Kukësi ka personalitet, është ekip i mirë. Sot nuk na funksionuan ndërrimet. Hebaj dhe Çinari duhet ta shtynin ekipin para. Mala kërkoi zëvendësim, Mensah e nxora se na duhej një mesfushor pasi ishim nën presion. Me rëndësi që fituam dhe jemi në krye të klasifikimit”.

“E dinim trysninë e Kukësit, vinin nga një humbje. Isha në dilemë për t’i mbajtur lart, por kemi qenë të lodhur. Donim t’i lexonim dhe mund të ndëshkoheshim. Unë i pyes lojtarët. Në 4 ndeshjet e fundit kemi bërë presion deri te portieri. Pritëm 15 minutat e para, dolëm me kundërsulm sipas planit. Lodhja bëri të veten. Kishim hapësirë mes sulmuesit dhe mesfushorëve të qendrës, kjo prej lodhjes”.

Related posts

NUK ISHIN PJESË TË STAFIT/ Nisin hetimet ndaj doktorëve që vodhën të dhënat mjekësore të Fergusonit

Isa.Autor

I FRYMËZUAR NGA RONALDO “FENOMENI”, POR ME AMBICE…/ BBC-ja i dedikon një shkrim Armando Brojës

Delo.autor

Ndhodh edhe kjo, Arda Turan del nga kontrolli dhe sulmon…(VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment