Formula 1 Sport

Rrëfehet Hamilton/ Një SKUDERI tjetër më kontaktoi, por zgjodha Mercedes

Lewis Hamilton firmosi dy javë më parë rinovimin e kontratës me makinën Mercedes, por piloti britanik ka konfirmuar se një tjetër skuadër e madhe e ka kontaktuar, duke i ofruar shërbimet e saj, por ai e refuzoi. “Po, më kontaktoi edhe një makinë tjetër veç bisedimeve që kisha nisur me Mercedes. Por për asnjë moment nuk mendova të largohesha. Bisedimet u zgjatën për fajtin tim, por jam te Mercedes që kur isha 13 vjeç”, tha Hamilton.

“E vlerësoj faktin që Toto Wolff më priti kaq gjatë dhe u tregua i duruar me mua, pasi e di që nuk ka një karakter të lehtë. Shumica e njerëzve në Formula 1 nuk do të kishte pritur kaq gjatë, por kjo tregon se mes nesh ka respekt reciprok dhe besim në aftësitë tona”, u shpreh më tej Hamilton, pa bërë me dije se cila ishte makina tjetër që e kërkoi.

Britaniku shprehet se bisedimet u zgjatën pasi nuk ishte i sigurtë nëse do të rinovonte për 2 apo 3 vite. “Formula 1 do të ndryshojë në vitin 2021, ndaj jam kurioz të shoh se si do të evoluojnë gjërat. Nuk doja të hidhesha në një botë të panjohur, ndaj rinovova për 2 vite. Ishte një vendim strategjik nga ana ime”, deklaroi Hamilton, që kryeson edhe botërorin 2018 të Formula 1 me 24 pikë avantazh karshi Sebastian Vettel.

 

Related posts

GJESTI I SHËMTUAR NDAJ SHAQIRIT/ Ja si Klopp kapet me kapitenin e Liverpoolit (VIDEO)

Delo.autor

Sherr me rojen në stadium, arrestohen tre ultras në San Siro

Sadik.Autor

Futbollistin që po e kërkon e gjithë Evropa i thotë PO Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment