Ka shumë emra që po lakohen për kalim te AC Milan në sesionet e ardhshme të merkatos, me kuqezinjtë që kryesisht duan të kenë futbollistë të tjerë në mesfushë, atje ku Bakayoko i ardhur nga Chelsea doli “bllof” dhe alternativa për treshen Biglia-Bonaventura-Kessie mungojnë.
Përveç Adrien Rabiot te Paris SG, i preferuari i Leonardo, kuqezinjtë po ndjekin edhe mesfushorin e Arsenal, Aaron Ramsey, i cili në qershor do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontaktuale me “topçinjtë” dhe ka vendosur të mos rinvojë.
Për uellsianin, ka një konkurrencë të fortë, sepse sipas asaj që bën të ditur shtypi anglez, krahas Milan, në listën e gjatë të ekipeve të duan Ramsey janë: Inter, Juventus, Tottenham, Liverpool, Bayern Munich dhe Atletico Madrid. Ankandi ka nisur…