Futboll Seria A Sport

ZIKALTRIT NË FESTË/ Gati revolucioni në MBROJTJEN E INTERIT, ja emrat e piketuar

Mbrojtja e Interit mund t’i nënshtrohet një revolucioni të madh në sezonin e ardhshëm. Nga të katër emrat, që sot janë pjesë e skuadrës zikaltër për këtë repart, vetëm i ardhuri i fundit, De Vrij, është i sigurtë për konfirmimin.

Për Skriniar, me të cilin kanë ngecur bisedimet për rinovimin e kontratës, pasi Interit do t’i duhet të përballet me një marrëveshje super (nga 60 deri në 80 milionë euro), kanë shfaqur interesim klubet e mëdhaja të huaja, si Barcelona dhe Manchester United.

Pastaj janë “ekspertët” Miranda dhe Ranocchia, që të dyve u mbaron kontrata në qershor 2019. E ardhmja e brazilianit dhe ish-lojtarit të Genoa-s mbetet ende e gjitha për t’u deshifruar. Kjo është arsyeja pse drejtori sportiv, Ausilio, po shikon rreth e rrotull për më shumë alternativa, që mund t’i afrojë pa asnjë kosto.

Klubi zikaltër shpreson të nënshkruajë me Vincent Kompany verën e ardhshme, raporton “Interlive.it”. Mbrojtësit belg do t’i ofrohet kontratë, e cila mund të jetë e fundit në nivelet e larta për 32-vjeçarin, me mendimin se ditët e tij te Manchester City do të përfundojnë në verë. Interi ka interes edhe për dyshen e Tottenham, Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen, por ata do të ishin shumë më të vështirë për t’u arritur.

Related posts

NGA KYLIAN MBAPPE TEK MESSI/ Njihuni me 10 futbollistët më të paguar në botë, “Pleshti” lë pas…

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “ALLIANZ STADIUM”/ Sulmuesi Morata ndëshkon Lazio-n me 2 gola për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Botërori/ Një shqiptar kapiten i Zvicrës në takimin ndaj Suedisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment