Futboll La Liga Sport

CARVAJAL “TRAZON” EUROPËN/ Kam folur me NEYMAR, më ka BINDUR që do veshi vanellën e…

Dani Carvajal ka deklaruar se Neymar i ka thënë dikur se do të nënshkruante për Real Madridin. Kjo ka ndodhur kur të dy u trajnuan me ekipin e të rinjve, në vitin 2006. Ndërkombëtari i Brazilit u ftua për një sesion trajnimi me klubin 12 vite më parë, përpara se të shikonte një ndeshje të ekipit të parë të Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Transferimi dështoi asokohe, pasi Neymar u kthye te Santos, para se të kalonte te Barcelona në vitin 2013. Megjithatë, raportet mediatike vazhdojnë ta lidhin sulmuesin e “Selecao” me skuadrën e Julen Lopetegui.

Carvajal i ka shtuar zërat mbi këtë temë, me komentet e tij mbi këtë çështje. Ai ka deklaruar se Neymar gjithmonë e ka pasur në mendjen e tij, që të luajë për Real Madridin në një moment të karrierës. “Më kujtohet Neymar në ekipin e të rinjve, – tha Carvajal për “Libero”. – Ai na tha se do të bënte çmos, që në një moment të karrierës të luante për Real Madridin”.

Carvajal erdhi përmes sistemit të të rinjve të Real Madridit, para se të bashkohej me kampionët europianë në fuqi në moshën 21-vjeçare, nga Bayer Leverkusen, në vitin 2013. Spanjolli ka fituar 13 trofe të mëdhenj me “Los Blancos”, duke përfshirë katër Ligat e Kampionëve, por ai pranon se do të dëshironte të provonte fatin e tij në Premier League, para se të tërhiqet nga futbolli i luajtur: “Unë mendoj për këtë. Jam i qartë se dua të luaj në Premier League. Është një përvojë, që me të vërtetë dua të kem në karrierë”.

Related posts

Roberto Martinez: Blerjen më të mirë në botë e ka bërë Dortmundi

Isa.Autor

SFIDA NDAJ TURQISË PËR “EURO 2020″/ Chiellini: Ajo plagë nuk do të largohet kurrë

Delo.autor

Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në historinë e La Ligas

Sadik.Autor

Leave a Comment