Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ “Emergjencë” tek INTERI, zikaltërit gati për “goditje” në JANAR

Edhe pse jemi ende larg përfundimi të pjesës së parë të sezonit në futbollin europian, Interi po përgatit planin për të siguruar futbollistin meksikan të Portos Hector Herrera. 28-vjeçari luan prej 6 sezonesh në Portugali dhe mban shiritin e kapitenit te “dragonjve”. Drejtuesit zikaltër e shikojnë Herrerën si një përforcim të rëndësishëm për skuadrën dhe nevojat në mesfushë janë emergjente.

Por për të garantuar blerjen e tij, Interi duhet të paguajë plot 40 milionë €, një shifër jo e vogël për të ardhurat financiare të Interit.

Zikaltërit duan të ndërtojnë një skuadër kompakte dhe të mos përsërisin gabimet e s shkuarës. Mos të harrojmë se për Herreran interesohej dhe tekniku aktual i Realit të Madridit Julen Lopetegui.

Related posts

TRANSFERIMI I BUJSHËM TEK MILANI/ Ja 3 “PERLAT” e “pistoletës” Piatek në dy ndeshje (VIDEO)

Delo.autor

“AGNELLI TRADHTOI 200 EKIPE”/ Ish-trajneri i Realit: U shfaq si shpëtimtari i futbollit. Lufta është fituar nga tifozët anglezë

Delo.autor

Paulinho “nota” dashurie për Barcelonën: Aty më kanë kthyer besimin

Sadik.Autor

Leave a Comment