Futboll La Liga Sport

KRIZA TE REALI/ Lopetegui-n e pret shkarkimi, reagon futbolisti: “Me trajnerin deri në vdekje…”

Skuadra e Real Madridit po kalon një krizë të vërtetë pasi në katër ndeshjet e fundit ka pësuar 3 humbje dhe një barazim.

Pas largimit të Ronaldos, klubi madrilen po vuan në repratin e sulmit pasi në 4 ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë gol dhe gjë kjo që s’i kishte ndodhur më parë në shekullit e 21-të.

Mbrojtësi i Real Madridi, Nacho Fernandez ka folur për situatën e klubit dhe ka thënë se lojtarët janë pas trajnerit deri në vdekje.

“Ne si lojtarë jemi me të deri në vdekje,” tha mbrojtësi për EFE.

“Ne jemi të qetë, kemi kaluar nëpër situata të tilla dhe më keq, dhe ne kemi qenë gjithmonë në gjendje të dilnim prej tyre.”

“Unë nuk mund të garantoj se do të fitojmë çdo titull, por Real Madridi gjithmonë ka dëshmuar se me trajnerin dhe lojtarët që kemi, ne gjithmonë do të luftojmë për gjithçka”, përfundoi Nacho.

Related posts

Mesfushori lë Zvicrën për Shqipërinë, FSHF-ja duhet të veprojë

Sadik.Autor

GATTUSO KËRKON PËRFORCIME/ Napoli hidhet në sulm për mbrojtësin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

SFIDA NDAJ POLONISË PËR “EURO 2020″/ “Furia e Kuqe” rigjen Busquets, trajneri Enrique jep lajmin e madh

Delo.autor

Leave a Comment