Futboll Seria A Sport

TOPI I ARTË/ Pogba: Griezmann, Varane, Mbappe dhe Kante e meritojnë para meje

Gjashtë nga fituesit e Botërorit për Les Bleus janë përfshirë në listën e ngushtë prej 30 lojtarëve për çmimin, me Pogba që ka dyshime se do ta merr.

Ylli i Manchester United, Paul Pogba ka pranuar se ai nuk e meriton Topin e Artë, duke emëruar katër lojtarë të Francës, të cilët e meritojnë këtë çmim.

Pogba ka luajtur një rol kryesor për kombin e tij gjatë kësaj vere në Botëror, derisa Les Bleus e morën për herë të dytë Botërorin pasi që mposhtën Kroacinë në finale.

Forma e tij në United, megjithatë, ka qenë shumë e dobët, derisa për të shpesh raportohet se ka raporte të acaruara për Jose Mourinhon.

Pavarësisht se mesfushori ja doli të hy në listën më 30 emra për Topin e Artë, ai beson se çmimi duhet të shkojë të njëri nga bashkëpatriotët e tij.

“Aty ku është Grizio (Griezmann), Kylian (Mbappe) apo Raph’ (Varane), ata e meritojnë më shumë se unë”, ka thënë Pogba për AFP.

“Unë nuk mund ta përcaktojë atë. Por, shpresoj me gjithë zemër që njëri nga këta të tre ta merr. Një nga të katërtit pse mos të jetë NG (Kante). Kjo është tërë ajo që shpresoj sepse ka shumë nga ata lojtarë që e meritojnë. Nuk e vë veten në të njëjtën listë”, ka thënë Pogba.

Related posts

ISHIN BASHKË TEK BAYERN MUNICH/ Ish-kapiteni gjerman: Guardiola ëndërron 11 Iniesta në fushë, por ka ndryshuar…

Delo.autor

U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS LEAGUE/ Futbollisti zikaltër enutziast: Dëshirojmë të përballemi me Realin ose…

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Rifillimi kushton shtrenjtë: 266% dëmtime më shumë

Delo.autor

Leave a Comment