Basketball Sport

“KAM PARË SHUMË ARKIVOLE KOHËT E FUNDIT”/ Ylli i NBA-së humbi 7 anëtarë të familjes nga Covid-19

Karl-Anthony Towns, basketbollisti i Minnesota Timberëolves në NBA po hyn në sezonin e tij të gjashtë në NBA me plagë të mëdha në shpirt.

“Kam kaluar shumë, duke filluar me mamanë time,” tha Towns për gazetarët të premten.

Nëna e Towns, Jacqueline Towns, vdiq në Prill nga ndërlikimet nga Covid-19. Të Premten, 25-vjeçari u thanë gazetarëve se ka humbur edhe  gjashtë anëtarë të tjerë të familjes nga koronavirusi.

“Natën e kaluar më thirrën se kam humbur xhaxhain tim,” tha Towns.

Toëns tha se po përpiqet ta mbajë të sigurt familjen e tij.

Babai i tij, Karl-Anthony Towns Sr., gjithashtu u infektua nga Covid-19 por u shërua.

“Kam parë shumë arkivole në shtatë-tetë muajt e fundit. Por kam shumë njerëz në familjen time që janë infektuar nga  Covid. Po përpiqem ti mbaj ata të shëndetshëm.  Është një përgjegjësi shumë e madhe për mua që të mbaj familjen time të mirëinformuar dhe të bëj të gjitha lëvizjet e nevojshme për t’i mbajtur gjallë.”

Por kur u pyet nëse basketbolli do të ishte një lloj terapie për të, Towns pranoi vështirësinë me të cilën përballet ndërsa përgatitet për sezonin e ri, duke thënë se nuk ka qenë mirë psikologjikisht që kur nëna e tij u shtrua në spital.

“Unë këtë lojë e luaj më shumë sepse më pëlqente të shikoja anëtarët e familjes sime duke më parë duke luajtur një lojë në të cilën isha shumë i suksesshëm dhe i mirë. Gjithmonë më sillte një buzëqeshje kur shihja mamanë time në vijën fillestare dhe në tribunë. Kështu që do të jetë e vështirë për të luajtur. Është e vështirë të thuash se kjo është terapi. nuk mendoj se kjo do të jetë më një terapi për mua. Por kjo më jep një shans të rijetoj kujtimet e  mira që kisha”.

Related posts

RUSI 2018/ 73% e tifozëve francezë e duan jashtë formacionit yllin e ekipit

Sadik.Autor

FITORE E MERITUAR/ Penalltitë dërgojnë Chelsean në finalen e Carabao Cup

Delo.autor

“EURO LEAGUE” BASKETBOLL/ Debutuesit e Buducnost “leksion” kampionëve të Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment