Futboll Sport

SULMUESI I KOMBËTARES GJERMANE/ Sa do doja të isha si Mbappe, është një fenomen

Mesfushori i PSG-së, Julian Draxler, kishte vetëm lavdërime për Kylian Mbappe. Ai e përshëndeti shokun e tij të skuadrës, duke e konsideruar një “fenomen”. Mbappe, 19 vjeç, tashmë ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje të këtij sezoni, duke përfshirë edhe “pokerin” kundër Lyon, në Ligue 1, të dielën.

Draxler, i cili ka filluar si titullar vetëm në tri ndeshje të Ligue 1, këtë sezon, foli për shpejtësinë e pabesueshme të Mbappe. “Sipas mendimit tim, ju keni për të thënë edhe më shumë për këtë djalë. Ai është një fenomen, – pohoi ndërkombëtari i Gjermanisë.

 Kylian ka aq shumë shpejtësi, sa mendoj se nuk ka shumë të tjerë si ai në futbollin botëror. Eshtë tepër i rrezikshëm në shënimin e golave. Të gjithë jemi të lumtur që ai është pjesë e skuadrës sonë”.

I pyetur se çfarë mund të mësonte nga Mbappe, Draxler tha: “Doja të isha aq i shpejtë sa ai, por nuk jam.” PSG-ja ka bërë një fillim rekord të sezonit në Ligue 1, duke fituar nëntë ndeshje radhazi.

Related posts

Akili kërkon medalje në Turqi

Sadik.Autor

LEGJENDA E MILANIT/ Presidenti i Liberisë Xhorxh Ueah si “mbret” në stadium

Isa.Autor

LIVE/ Starton sfida Champions PSG-Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment