Futboll La Liga Sport

REALI BËHET “DIGË”/ BALE shqetëson Uellsin, do të MUNGOJË ndaj Shqipërisë SEPSE…

Gareth Bejl me shumë gjasa nuk do të udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren e ditës së martë. Edhe pse është pjesë e listët së trajnerit Rajan Giga, ylli i Realit të Madridit, pritet të aktivizohet vetëm në ndeshjen zyrtare ndaj Danimarkës, dhe më pas ai do të kthehet në Spanjë.

Kjo për shkak të një dëmtimi që 29-vjeçari pësoi në kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Selta Vigos. Mjekët po bëjnë të pamundurën që ai të jetë në fushë ditën e nesërme në sfidën që Uellsi do të luaj ndaj Danimarkës, teksa më pas është menduar të mos sforcohet për miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Të gjithë ata tifozë shqiptarë që do të shkonin në “Elbasan Arena” për të parë Gareth Bejlin nga afër me shumë gjasa janë zhgënjyer dhe duhet të presin edhe ca kohë. Pse jo një ndeshje zyrtare në eliminatoret e Europianit.

 

Related posts

LYON-PSG/ Pas një harkimi nga Ekambi, Paqueta ndëshkon “Parisienët” dhe kërcen “samba” (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY-MANCHESTER UNITED/ Rikthehet derbi i anglisë, “Djajtë e Kuq” synojnë të pamundurën

Delo.autor

REAL SOCIEDAD-REAL MADRID/ Ancelotti: Ka kohë për Champions, dua ta “vrasim” kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment