Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Lojtari KYÇ 23 vjeçar i Milanit përfundon në “radarin” e londinezëve të Chelseas

Chelsea po interesohet seriozisht për të marrë mbrojtësin e AC Milan, Alessio Romagnoli.

Qendërmbrojtësi, 23 vjeç, është një nga emrat kryesorë për trajnerin Gennaro Gattuso, që e ka emëruar kapiten ekipi.

Romagnoli mungoi në ndeshjen e kaluar ku Milan mposhti 3-1 Cheivo, si pasojë e një dëmtimi.

Ai ka filluar të ndihet lider në “San Siro”, por nëse kuqezinjtë nuk do të fitojnë të drejtën për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm, atëherë mund të kërkojë seriozisht largimin.

Maurizio Sarri e pëlqen shumë Romagnoli dhe e sheh si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Gary Cahill, i cili është në ditët e fundit të aventurës me “blutë”.

Jo vetëm Cahill, por edhe Andreas Christensen do të largohet nga “blutë” pasi ka përfunduar në stolin e Sarri, që ka rikthyer si titullar David Luiz.

Por nëse Romagnoli vendos të largohet nga Milan, atëherë Chelsea mund të përballet me konkurrencën e disa klubeve të mëdha, përfshi Manchester United.

Related posts

Trajneri i PSG-së kërkon të sjell në Parisë, mbrojtesin e Bayern Munich

Sadik.Autor

NUK PREFEROHET SI TITULLAR/ “Derbi” në merkaton e verës për sulmuesin e Teutës…

Delo.autor

10 penalltitë e humbura, që rezultuan fatale për skuadrat përkatëse (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment