Futboll Sport

U SULMUA ME SHKELMA DHE GRUSHTA NË FYTYRË/ Gjyqtarja Botto: Ishte e tmerrshme, nuk më linin të… (FOTO)

E sulmuar. E kapur nga flokët. E goditur me shkelma. E kanë goditur me grusht në fytyrë. Florencia Botto është gjyqtarja që përjetoi një pasdite të tmerrshme gjatë një ndeshje të futbollit për femra të Lega Paranaense mes Arenas FC dhe Palermos.

I bënë gjithçka: ajo ka një njollë të dukshme në fytyrën e saj që mbulon syrin e saj të majtë të fryrë.

Eshtë 22 vjeçe dhe nuk e kishte imagjinuar kurrë se mund t’i ndodhte një gjë e tillë. Ajo, gjahu, u detyrua të ikte nga furia e lojtarëve dhe drejtuesve që e ndoqën, e rrethuan, e ofenduan dhe më pas e plagosën. Për të shpëtuar arbitren e re ishte vetëm policia që ndërpreu ndeshjen dhe e mori gruan për t’u mjekuar.

Historia e sulmit të dhunshëm
Sipas fjalëve të saj ekziston ende tronditja e fortë e atyre momenteve. “Ata më kapën dhe më goditën. Unë u përpoqa të ikja, kërkova që të ndalonin por nuk më linin të shkoja. Jam e shkatërruar dhe e plagosur njerëzisht për atë që ndodhi”.

Agjentët që kanë ndërhyrë në terren kanë thirrur në komandë të gjithë personat e përfshirë për të mbledhur dëshmi, pista dhe mbi të gjitha për të rindërtuar dinamikën e episodit, si dhe për të gjurmuar autorët e sulmit.

Ka një video që gozhdon fajtorët
Çështja do të ketë një ndjekje kriminale, e cila do të shkojë përtej sanksioneve sportive. Është një video e siguruar nga hetuesit që tregon se çfarë ka ndodhur në ato momente çmendurie, kush janë personat që shkaktuan dhunen dhe ishin fajtorët e sulmit.

“Telefoni im nuk ka pushuar kurrë së rëni – shtoi Florencia Botto -, kam marrë shumë thirrje solidariteti. Falënderoj të gjithë ata që më kanë dërguar një mesazh, do të vazhdojmë të luftojmë së bashku për t’i thënë jo dhunës në futboll”.

Vëzhguesi i Lega Paranaense, Rodolfo Emery, paralajmëroi masa shumë të ashpra dhe njëkohësisht shprehu keqardhjen për ashpërsinë e situatës. “Është hera e parë që një situatë e tillë ndodh në futbollin e femrave, jemi shumë të pikëlluar!”.

Related posts

SPEKTAKLI I MARCELO/ Stopim me thembër dhe gol 50 metra distancë, në ballkon (VIDEO)

Delo.autor

Çmenduri në merkato, Chelsea ofron dy ‘yje’ në shkëmbim të Icardit

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ TIRANËS/ Stavri Nica: Skuadra humbi besimin, Kastriotit i duhen lojtarë me nivel

Isa.Autor

Leave a Comment