Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Klubi i SUPERLIGËS vendos për trajnerin e shumëpërfolur: Kemi vendosur ta shkarkojmë

Skuadra e Llapit, në Superligën Kosovare, ka vendosur të shkarkojë trajnerin aktual Bylbyl Sokoli, pas rezultateve të dobta në kampionat.

Në një postim në faqen zyrtare të klubit bëhet e ditur se asyet kryesore të shkarkimit të trajnerit ishin rezultatet jo të mira si dhe mungesa e harmonisë mes tij dhe lojtarëve.

Klubi nga Podujeva e falenderon trajnerin Sokoli për punën e bërë me ekipin dhe bën me dije së janë në bisedime me tre trajnerë të tjerë për stolin e skuadrës.

“KOMUNIKATË ZYRTARE

KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.

Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme.

E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit.

 

Related posts

Zidane ka gati listën e lojtarëve që dëshiron t’i blejë Realit

Q.Autor

TENSION MUÇA-NGO/ Tirana nuk gjen qetësi

Isa.Autor

VAZHDON RRUGËTIMIN/ Atalanta e pandalshme drejt Championsit, parakalon “Zikaltërit” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment