Futboll Sport

Nate Diaz i hedh “BENZIN ZJARRIT”: Do të përballem me KHABIB kur ai të jetë…

Nate Diaz ka mbetur pa rival pas tërheqjes për arsye dëmtimi të Dustin Poirier dhe nuk do të ngjitet në kafaz në eventin UFC-230, që do të zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut më 3 nëntor. Diaz do të rikthehej në kafaz pas më shumë se dy vitesh pushim, që nga revanshi i humbur me Conor McGregor, në gusht të 2016-ës.

Dëmtimi i Poirier ka prishur si planet e UFC-së ashtu dhe të Nate Diaz, por ky i fundit nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe ka një ide më të mirë. Të zhvillojë sfidën e radhës ndaj Khabib Nurmagomedov, i cili sapo mbrojti titullin kampion bote në peshën e lehtë, pas fitores me “submission” në raundin e katërt ndaj Conor McGregor.

I pyetur se çfarë ka ndërmend të bëjë tani që nuk ka një rival, Nate Diaz tha: “Kur Khabib të jetë gati, e pres në kafaz që të duelojmë së bashku”. Një duel mes Nurmagomedov dhe Nate Diaz do të ishte një tjetër përballje e madhe për UFC-në, pasi bëhet fjalë për dy sportistë që kanë arritur ta mundur McGregor. Ndoshta Dana White do ta vlerësojë seriozisht kërkesën e Diaz.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË DERBI NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti Halili: Ne kurrë s’do të flasim për arbitrat, në qoftë se ka qenë penallti…

Delo.autor

JAVA E 23-TË/ Kategoria Superiore rikthehet të dielën, ja axhenda…

Delo.autor

“SHQIPËTARËT U PROVOKUAN”/ Shikoni si e pasqyrojnë serbët skandalin për flamurin “kuqezi” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment