Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Ze Maria LARGOHET nga Tirana, ja çfarë ndodhi sot në stërvitje

Rrugët tashmë duket se janë të ndara. Ze Maria nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Brazilian ka shkuar në stërvitjen e sotme në “Skënder Halili”, me plot 15 minuta vonesë, dhe edhe pasi është paraqitur aty, nuk është ndërruar fare.

Pasi ka bërë një mbledhje të vogël me lojtarët, rreth 10 minuta, ai, por edhe stafi i tij kanë ikur të gjithë. Në stërvitje me lojtarët ishte vetëm trajneri i portierëve, Emanuel Egbo, që mbeti i pranishëm.

Për momentin, Ze Maria gjendet në një takim me presidentin Halili, me shumë mundësi duke biseduar për çështjen e kontratës, dhe mënyrën se si do ndahen palët. Ditën e nesërme, ose ndoshta edhe sonte në mbrëmje, pritet që braziliani të dalë edhe në një konferencë, për të bërë me dije këtë divorc.

 

Related posts

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Cannavo shpërthyese si gjithmonë, Cassano dhe Panucci janë me… (FOTO)

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT ME LIVERPOOLIN/ Solskjaer: Ata kishin mbajtjen e topit, por dukej që…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus projekton Igli Taren dhe Inzaghin për revolucionin e madh

Delo.autor

Leave a Comment