Futboll Seria A Sport

THELLOHET SKANDALI ” RONALDO”/ REALI hedh në gjyq gazetën portugeze për publikim të…

Pretendimet për përdhunim ndaj Cristiano Ronaldos kanë nisur të japin shkëndijat e para. Pas yllit portugez, që ka kërcënuar revistën “Der Spiegel” me gjyq, një vendim të tillë pritet ta bëj edhe klubi spanjoll i Realit të Madridit, me “Los Blancos” që ka njoftuar se do të padisin gazetën portugeze “Correio da Manhã” mbi akuzat për Cristiano Ronaldon.

“Real Madrid mund të njoftojë sot se klubi ka ndërmarrë veprim ligjor kundër gazetës portugeze Correio da Manhã për publikimin e informacioneve të rreme në një përpjekje për të dëmtuar seriozisht imazhin e këtij klubi”, thanë mbajtësit e Ligës së Kampionëve në një deklaratë.

“Real Madrid nuk ka asnjë njohuri për asnjë nga informacionet që gazeta ka botuar në lidhje me lojtarin Cristiano Ronaldo, dhe për këtë arsye klubi nuk ishte në gjendje të ndërmerrte veprim në një çështje për të cilën nuk kishte dijeni. Real Madrid ka kërkuar korrigjim të plotë të situatës nga gazeta e lartpërmendur”.

Gazeta portugeze shkruajti se “Los Merengues” ka urdhëruar Cristiano Ronaldon që të paguaj gruan, përpara se të nënshkruante me ta, në verën e vitit 2009.

Cristiano Ronaldo akuzohet se ka përdhunuar dhe ka paguar për të blerë heshtjen e 34 vjeçares, Kathryn Mayorga. Për këtë çështje është hapur një hetim në Nevada dhe shumë shpejt priten të reja nga kjo situatë. Megjithatë Ronaldo i ka mohuar akuzat.

Related posts

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS NË TOKIO/ Loriana Kuka i siguron Kosovës medaljen e bronztë

Delo.autor

DITA E PARË SI TRAJNER I GJERMANISË/ Rrëfehet Hansi Flick: Ja si rikthehemi në majë

Delo.autor

LIGUE 1/ PSG urdhëron Neymar të rikthehet në Paris

Sadik.Autor

Leave a Comment