Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ STRAKOSHA po shkëlqen te Lacio, portieri drejt klubit të njohur anglez

Totenhemi ishte një skuadër që nuk transferoi asnjë lojtar në merkaton e verës. Drejtuesit e klubit kanë harxhuar shumë para për ndërtimin e stadiumit të ri “White Hart Lane”. Por duket se skuadra britanike do të bëjë ndryshime drastike në merkaton e janarit.

Sipas asaj që bën me dije “HITC” drejtuesit e klubit po mendojnë që t’i ndërtojnë një skuadër kompetitive trajnerit Poketino. Ndërsa ajo që theksohet është se në repartin e portierëve mund të vijë një shqiptar dhe bëhet fjalë për portierin aktual të Kombëtares Shqiptare dhe Lacios, Thomas Strakosha. Në merkaton e janarit sipas “HITC” lojtari mund të kalojë me parametra “0” drejt klubit anglez.

Related posts

NGATËRRUAN HIMNIN E SHQIPËRISË/ UEFA merr vendimin për Francën, ja dënimi

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ Manchester United shumë pranë mbrojtësit francez

Sadik.Autor

Tottenham-Manchester United, përballja e titanëve…

Q.Autor

Leave a Comment