Futboll Shqipëri Sport

PARAQITJE DINJITOZE/ Shqipëria nuk i shpëton mallkimit, Spanja e mund në limite

Përfaqësuesja e Shqipërisë vijon të vuajë nga sindroma e të pësuarit të golave në minutat e fundit, edhe kur bëhet fjalë për ekipin Shpresa të Shqipërisë. Ka ndodhur pikërisht kështu edhe mbrëmjen e të enjtes, kur përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë është mundur në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-1 nga bashkëmoshatarët nga Spanja, me golin e vetëm të takimit të shënuar në minutën e 84’ nga Mir.

Kuqezinjtë mbyllën kështu me humbje ndeshjen e parafundit në këto kualifikuese të Europianit për U-21 që do të zhvillohet në Itali. Pas kësaj humbje Shqipëria vijon të renditet në vend të parafundit të klasifikimit, me vetëm 6 pikë në 9 ndeshje, duke lënë pas vetëm Estoninë me 1 pikë në 8 takime. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Spanjës U-21, që kishte siguruar kualifikimit dhe biletën për në Itali, renditet në vend të parë e pashqetësuar në kuotën e 24 pikëve.

Shqipëria me fat, por edhe me kontributin e madh të portierit Kastrati ka mundur të ndalë iberikët për më shumë se 80 minuta, por shtyllat dhe duart e gardianit nuk kanë mundur dot të ruajnë rrjetën deri në vërshllimën e fundit. Kur kishin mbetur vetëm 6 minuta deri në përfundim të kohës së rregullt, Rafa Mir ka shënuar dhe ka kaluar Spanjën në avantazh.

Related posts

RRËFEN RIVALITETIN ME “TERMINATORIN”/ Ronaldo: Ja dallimi mes meje dhe “Pleshtit”

Delo.autor

Manchester United ‘pazar’ tek Dortmund, gati t’ia rrëmbejë supertalentin e skuadrës

Q.Autor

SFIDA QË U PËRGJAK/ Deklarata bombë e Prokurorisë Publike: Ja çfarë duhej bërë në ndeshjen Inter – Napoli

Delo.autor

Leave a Comment