Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA CR7 / U përgënjeshtrua nga Real Madrid, vjen reagimi i portugezes

Drejtori ekzekutiv i gazetës “Correio de Manha”, Carlos Rodrigues, që akuzoi Real Madrid se kishte ushtruar presion mbi Cristiano Ronaldon, që portugezi të blinte kompromisin e akuzueses për përdhunim, Kathryn Mayorga, ka replikuar ndaj përgënjeshtrimit të drejtuesve të klubit Mrengues.

“Lajmi është verifikuar në mënyrë rigoroze nga redaksia dhe natyrisht që konfirmojë, rresht për rresht atë që është publikuar. Personalisht jemi shumë të çuditur nga ky reagim i Real Madrid, por do të përgjigjemi në të gjitha autoritetet dhe instancat ku jemi cituar. Sigurojmë ndërkohë se do të vazhdojmë të hetojmë mbi këtë çështje, në mënyrë të pavarur nga tentativat për presion që vijnë nga çdo vend”, citohet në faqet e të përditshmes luzitane.

Related posts

Është luftë në merkato mes Juves dhe Milanit për talentin e Barcelonës

Sadik.Autor

U PËRJASHTUA NGA “US OPEN” PASI GODITI ME TOP GJYQTAREN/ Reagon tenisti Djokovic: Ndodhi pa kurrfarë qëllimi…

Delo.autor

PROTAGONIST NDAJ MARSEILLE/ Immobile bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Lazios, ja statistikat…

Delo.autor

Leave a Comment