Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Kosova “mbërthen” vendin e parë, likuidon edhe Maltën (VIDEO)

Kosova mund të besojë! Kosova mund të ëndërrojë! Dardanët fituan me rezultatin 3-1 kundër Maltës. Një ndeshje e vlerësuar në maksimum nga skuadra dhe tifozët. Takimi dhuroi emocione të forta, pasi u shënuan 4 gola, por nuk mungoi lufta e fortë sportive. Gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk kurseu as kartonët për të dy ekipet.

Pjesa e parë foli për ekipin vendas që ishte më kërkues. Skuadra e Challandes u ndihmua dhe nga publiku i shumtë që kishte mbushur shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri“. Ekipi mik u mundua më shumë të mbrohej, por “dardanët” zhbllokuan rezultatin me anë të Kolollit. Sulmuesi i Zyrich-ut zhbllokoi rezultatin në minutën e 30′. Një aksion model i kaluar nga këmbët e Valon Berishës që nxjerr mjaft mirë 26-vjeçarin para portierit. Kololli nuk gabon dhe dërgon Kosovën në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli.

Pjesa e dytë nisi më mirë për ekipin mik që u hodh i gjithi në sulm. “Dardanët” u futën në presion dhe u barazuan nga skuadra e Maltës. Agius shfrytëzoi mjaft mirë një përgjumje të mbrojtjes kosovare. Top i harkuar në zonë nga një goditje këndi dhe shtatlarti gjuan me kokë duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 51′. Vendasit nuk u demoralizuan pas pësimit të golit, por vazhduan sulmet në kërkim të golit të avantazhit. Pas shumë rasteve, stadiumi “Fadil Vokrri” shpërthey në minutën e 68′ kur Muriqi dërgoi për herë të dytë topin në rrjetë. Sulmuesi shfrytëzoi një rrëmujë në zonë dhe me të majtën nuk gaboi.

Goli çliroi ekipin e Kosovës që vazhdoi sërish me sulmet drejt portës kundërshtare. Goli i qetësisë erdhi nga Kololli që shfrytëzoi asistimin e Rashicës në minutën e 81′ dhe vulosi rezultatin në 3-1. Një episod që vendosi ndeshjen ishte dhe dalja me karton të kuq të Mifsud-it të Maltës në minutën e 70′. Ky rezultat e katapulton Kosovën në krye të renditjes së grupit 3, të ligës D. Dardanët luftën do ta kenë me ekipin e Azerbajxhanit që fitoi 0-3 ndaj Ishujve Faraoe. Renditja kryesohet nga Kosova me 7 pikë, ndërsa azerët me 5.

Related posts

Klopp: Dembele në merkato? Po, unë dëshiroj që francezi të…

Sadik.Autor

Napoli dhe West Ham në garë për yllin e Milan

Sadik.Autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi, shënon Mane

Delo.autor

Leave a Comment