Futboll Sport

MIQËSORJA E LUKSIT/ Spanja s’di të ndalet, kalon pa probleme edhe Uellsin

Eliminimi zhgënjyes i pësuar në 1/8-at e Kupës së Botës kundër Rusisë duket se është harruar nga Spanja, që mbrëmjen e sotme ka marrë fitoren e tretë radhazi pasi ka mundur 4-1 Uellsin në miqësore.

Duket se kura Luis Enrique po funksionon. Mjafton të mendosh se dy fitoret e mëparshme kanë ardhur kundër Anglisë dhe Kroacisë në Nations League, me nënkampionët e Bitës që janë shpartalluar 6-0 muajin e kaluar.

Tetë minuta lojë i kanë mjaftuar spanjollëve për të zhbllokuar rezultatin me Paco-n, teksa Sergio Ramos ka dyfishuar avantazhin në minutën e 19-të para se Paco të realizonte golin e tij të dytë personal dhe të tretin për “Furia Roja”.

Në pjesën e dytë, në minutën e 74-t, ka ardhur edhe goli i katërt i realizuar nga Bartra. Një minutë para fundit të takimit, vendasit kanë realizuar golin e ngushëllimit me Vokes.

Të hënën në mbrëmje, Spanja do të kthehet në fushë për t’u ndeshur me Anglinë në Nations League.

 

Related posts

LA LIGA/ Sadiku titullar por nuk lë shenjë, Levante mposhtet pas 5 fitoresh

Sadik.Autor

I MJAFTOJNË VETËM 3 MINUTA NË FUSHË/ Futbollisti shqiptar bën heroin dhe i dhuron fitoren Koniasporit (VIDEO)

Delo.autor

Nainggolan: Përjetësisht me Romën!

Q.Autor

Leave a Comment