Futboll Premier League Sport

ME TELEFON NË TIMON/ Policia angleze merr VENDIMIN SHEMBULLOR për SALAH (VIDEO)

Sulmuesi i Liverpool-it Mohamed Salah nuk do të ndiqet penalisht, pas publikimit të videove ku ishte në makinë pranë qendrës stërvitore të klubit, në një kohë që mbante telefonin në dorë.

Në Angli u bë shumë zhurmë për pamjet kur Salah jepte autografe nga xhami i makinës dhe ndërkohë përdorte celularin, ndaj vetë Liverpool vendosi që të denonconte ngjarjen në polici, për të kërkuar sqarime nëse ylli egjiptian kishte shkelur ligjin.

Megjithatë, tashmë policia e Merseyside në Liverpool ka dalë me një deklaratë zyrtare: “Mund të konfirmojmë se një person 26-vjeçar është marrë në pyetje nga policia në lidhje me një incident në Arkles Lane, në Liverpool, më 12 gusht 2018. Janë zhvilluar hetime dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të nisur një procedim penal, ndaj nuk do të ketë masa të mëtejshme. Personi në fjalë ka folur me oficerët e policisë dhe është këshilluar si të veprojë me telefonin kur është në një automjet”.

Në këtë mënyrë, merr fund kjo histori dhe Salah mund të qëndrojë i qetë.

 

 

Related posts

ZYRTARE/ Një lojtar shqiptar për Milanin, Ardon Jashari firmos me kuqezinjtë

F.autor

“JAM KRENAR ME KËTA SHOKË”/ Granit Xhaka: Ishte e vështirë të luaja kundër kuqezinjve,por nëse…

Delo.autor

TJETËR ZHGËNJIM/ Arsenal humb objektivin kryesor në merkaton e janarit mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment