Futboll Kombëtarja Sport

Etrit BERISHA NUK frikësohet nga Izraeli: Barazimi nuk është keq, Skocia prova vendimtare

Etrit Berisha nuk është rikthyer vetëm në formacionin titullar, por dhe përpara kamerave. Gardiani kuqezi ka dalë në konferencën për shtyp bashkë me mesfushorin e Glasgow Rangersit Eros Grezda.

Portieri i Atalantës, icili ka humbur vendin e titullarit te Atalanta, është i përqënmdruar vetëm për ndeshjen e ardhshme me Izraelin, ku beson se Shqipëria, jo vetëm do t’ia dalë për të fituar, por dhe të marrë kryesimin e grupit 1 në Ligën C për Ligën e Kombeve.

“Duke marrë parasysh lojën që lozën ata. Pamë që janë skuadër. Mundësitë janë reale. I bie ne si skuadër, që në rast fitoreje me Izraelin, transferta me Skocinë ka më pak rëndësi. Jam i qetë, po punoj maksimalisht. Shpresoj të rikthehem. E kemi ndjekur Izraelin të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia. Pjesën e dytë Izraeli luajti me kurajo. E njohim Izraelin. Kannë kualitet. Por ne po rritemi si grup, si skuadër. Besoj do të jetë një ndeshje pozitive. Një barazim nuk është keq. Por fitore apo barazim, ndeshja decizive me Skocinë. Mundësi ka patur, por isha shumë në vëmendje në Europa League. Kemi një grup të mirë. Dua të bëj gjëra të mira me Atalantën. Por gjërat nuk shkuan siç e kishim planifikuar.

Momentalisht, po vijnë dy-tre të rinj. Gjithësesi këta lojtarë duhet të inkuadrohen. Ka më pak ndeshje miqësore dhe ndeshjet bëhen më të rëndësishme. Duhet të punojmë më shumë me ta”, u shpreh për mediat Etrit Berisha.

Related posts

Xavi tregon dallimin në mes të Realit dhe Barcës

Q.Autor

NDEZ PËRBALLJEN “EL CLASICO”/ Koeman: Trajneri Klopp diskreditoi Real Madridin për fushën…

Delo.autor

“MË VJEN KEQ QË KUMBULLA ZGJODHI SHQIPËEINË”/ Marota: Nuk largohem nga Interi

Delo.autor

Leave a Comment