Futboll Premier League Sport

“BELGU MAGJIK”/ Gola dhe spektakël, HAZARD është Lojtari i Muajit (FOTO+VIDEO)

Ylli i Chelsea-t Eden Hazard është shpallur Lojtari i Muajit në Premier League, për paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë muajit shtator.

Sulmuesi belg ka mposhtuar sulmuesin e Man City Raheem Sterling, atë të Leicester James Maddison, mbrojtësin e Wolves Willy Boly, sulmuesin e Arsenal-it Alexandre Lacazette dhe sulmuesit e Everton-it Gylfi Siggurdson.

Hazard shënoi 5 gola në 4 ndeshjet e luajtura në Premier League në shtator, duke përfshirë një tregolësh kundër Cardiff-it, përveç golit kundër Liverpool-it, me Chelsea-n që ruajti pathyeshmërinë sezonale. Një muaj më parë triumfoi Lucas Moura i Tottenham-it.

Ndërkaq, Trajneri i Muajit u shpall Nuno Espirito i Wolverhampton-it, i cili po shkëlqen me skuadrën debutuese. Nuno Espirito emra të njohur si Jurgen Klopp, Pep Guardiola e Unai Emery. la pas Muajin e shkuar çmimin e fitoi Javi Gracia i Watford-it.

Në fund, Goli i Muajit u shpall ai i shënuar nga Daniel Sturridge, që i vlejti Liverpool-it barazimin 1-1 ndaj Chelsea-t në Stamford Bridge, më 29 shtator. Për muajin gusht goli më i bukur ishte zgjedhur ai i shënuar nga mesfushori Jean Michael Seri për Fulhamin.

 

 

Related posts

RRËFIMI I FRIKSHËM I FUTBOLLISTIT/ Vrasje, magji e zezë dhe inçest

Isa.Autor

FITORE E MERITUAR/ Manchester United mposht West Ham dhe ringjitet në vendin e dytë në Premier

Delo.autor

SURPRIZA/ Real Madrid dërgon futbollistin e “50 milionëve” në ekipin B

Sadik.Autor

Leave a Comment