Futboll Seria A Sport

Juric: “Kalinic është një katastrofë njerëzore, i përjashtuar për jetë”

Çështja në fjalë është mëse e njohur nga të gjithë. Një sezon poshtë pritshmërive te Milan, grumbullimi mbi bazë besimi nga trajneri i përfaqësueses së Kroacisë, Dalic, pasuar me një sjellje hatërmbetje për shkak të konsideratës jo maksimale në adresë të tij, dhe për ta mbyllur, me një biletë me vetëm një drejtim për Itali. Nikola Kalinic ka hapur shumë debate gjatë javëve të kaluara dhe bën të diskutohet akoma më shumë tani që Kroacia e tij është gati të diskutojë trofeun e Kupës së Botës “Rusi 2018”, pasi të ndeshet në finale me Francën.

Ngjarje kjo e pasuar nga fjalët e Ivan Juric, që në mikrofonin e “RMC Sport” deklaroi: “Është një katastrofë njerëzore, e njoh mirë, është i edukuar, por sjellja e tij është e pashpjegueshme. Kur luan në përfaqësuese bëhet fjalë për respekt ndaj një kombi të tërë, ndërsa ai gaboi rëndë. Nëse kishte probleme, atëherë duhet ta kishte thënë, kështu që dikush tjetër mund të grumbullohej në vend të tij. I përjashtuar për jetë nga Kombëtarja? Kjo është e sigurtë. Është e pafalshme”.

Related posts

NDESHJA ME BOLOGNAN NË “SAN SIRO”/ Nëse nuk kualifikohet në Champions, ja çfarë i pret yllit të “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Simone Inzaghi: Udinese është e rrezikshëme, por ne duhet të jemi të përulur dhe të uritur për sukses

Sadik.Autor

“DUA TË ARRIJ AKOMA MË SHUMË…”/ Lewandowski bën tifozët e Bayern-it të ëndërrojnë me deklaratat e fundit

Delo.autor

Leave a Comment