Futboll Premier League Sport

Son humbet penalltinë/ Koreja e Jugut mposht Uruguajin para 64 mijë tifozëve

Pavarësisht penalltisë së humbur nga Son Heung, Koreja e Jugut e mundi 2-1 Uruguajin, për herë të parë në një miqësore të luajtur në “World Cup Stadium” të Seulit, të premten. Ndërsa Matias Vecino barazoi përkohësisht golin hapës të ndeshjes, me autor Hwang Ui Jo, pas 71 minutash, Jung Woo-young shënoi golin e fitores, kur kishin mbetur 11 minuta nga fundi i lojës. Gjithçka ndodhi para më shumë se 64 000 spektatorëve.

Koreja e Jugut e shfrytëzoi shansin për të pasur një fitore kundër Uruguajit për herë të parë në tetë ndeshje të luajtura mes tyre. Son u ndal prej portierit Fernando Muslera nga pika e penalltisë, por kjo nuk i pengoi vendësit të triumfonin në fund. Koreja e Jugut është duke u përgatitur për Kupën e Azisë 2019, që luhet në janar, dhe pret Panamanë të martën, ndërsa Uruguaji kryeson në lindje, në pritje të ballafaqimit me Japoninë.

Related posts

“ËSHTË BUKUR TA SHOHËSH NË FUSHË”/ Ronaldinho zbulon pasardhësin e tij dhe atë të “Fenomenit”

Delo.autor

REVOLUCION NGA “RRËNJËT” NË VERË/ Umtiti pranë largimit nga Barcelona, ja klubi që futet në garë

Delo.autor

INTERVISTA E RRALLË E “FENOMENTIT”/ Si e sheh Inter-Juventus dhe garën e titullit në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment