Futboll Seria A Sport

SUPER HEROI/ AGNELLI: RONALDO nuk është Juventusi, FËMIJËT e kanë…

Që prej transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi në mes të muajit korrik, të shumtë janë ata që personifikojnë portugezin me bardhezinjtë, apo anasjelltas, por nuk është i këtij mendimi presidenti i torinezëve, Andrea Agnelli.

“Ronaldo nuk është Juventusi dhe Juventusi nuk është Ronaldo, por shumë më tepër se kaq. Mund të them se portugezi është qershia mbi një tortë shumë të shijshme, të ndërtuar me shumë pasion e kujdes ndër vite”, deklaroi numri 1 i juventinëve.

Andrea Agnelli nuk i kurseu komplimentet për yllin portugez të skuadrës, por preferoi të mos komentojë asgjë, në lidhje me skandalin seksual që po shqetëson Cristiano Ronaldon në javët e fundit, pasi akuzave të modeles amerikane Kethryn Mayorga, për përdhunim.

“Ronaldo është një vlerë e shtuar dhe Juventusi ka blerë një super hero. Fëmijët nga e gjithë bota e kanë shembull Ronaldon dhe tashmë e ndjekin edhe më shumë atë dhe Juventusin”, tha Agnelli.

Related posts

“EURO 2020″/ Triumfi spektakolar i Anglisë, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes me Ukrainën

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pas largimit të De Jong, Ajax transferon sulmuesin holandez… (FOTO)

Delo.autor

BALAJ NUK KA SHËNUAR NË EUROPË/ Por sot mund të jetë i rëndësishëm

F.autor

Leave a Comment