Shqipëri

DOPINGU/ Gjoza: Begaj e pastër, shkojmë në gjyq!

Romela Begaj pozitive me doping! Ky lajm sigurisht që ka bërë bujë, por në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes mohohet të jetë i vërtetë dhe të ketë mbërritur ndonjë shkresë nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

Vetë kreu i kësaj federate, Elez Gjoza, ka dhënë një deklaratë në gazetën “Panorama Sport”, ku shprehet se lajmi do të ketë dalë nga burime të tjera dhe se Romela Begajështë e pastër, madje do ta çojnë çështjen ne gjyq nëse është nevoja.

“Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon, edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, deklaron Gjoza.

Related posts

LIVE/ “Halili e ka fajin për Tiranën”: Ish-misi zbulon votën që vuri në siklet… (VIDEO)

Isa.Autor

Sot luhet java e 16-të e Superiores, ja gjyqtarët e ndeshjeve

Q.Autor

Përgënjeshtron Luftëtari: Presidenti Tavo nuk ikën, do t’i blejë të gjitha aksionet

Q.Autor

Leave a Comment