Sport Të tjera

SUPERSFIDA/ Merret vendimi për Khabibin dhe McGregorin

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov i hedhin paq për rrëmujën që shkaktuan në përfundim të duelit mes tyre në Las Vegas. Komisioni i Sporteve të Nevadës njoftoi se dy luftëtarët e UFC-së janë pezulluar përkohësisht për incidentet që ndodhën pas ndeshjes mes tyre.

Dënimi do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të zgjasë minimumi deri në datë 24 tetor, atëherë kur do të mbahet një seancë dëgjimore ku do të përcaktohet dënimi për dy luftëtarët.

Pas këtij lajmi, Khabib ka reaguar duke thënë se do ta lërë UFC-në nëse do të pezullohet miku i tij Zubaira Tukhogov, i cili hyri në oktagon dhe goditi McGregorin pas përfundimit të ndeshjes.

“Nëse vendosin që ta heqin nga UFC-ja, ta dinë që do të iki edhe unë. Ne kurrë nuk i braktisim vëllezërit tanë në Rusi. Ndeshjen që kishte për të zhvilluar ia anuluan, tani duan edhe ta largojnë nga UFC-ja. Harrojnë që ishte irlandezi ai që goditi i pari me grusht”, shkruan Khabib në rrjetet sociale.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Barcelona e “Zonja e Vjetër” nisin bisedimet për shkëmbimin e bujshëm…

Delo.autor

NGA RINOVIMI I LAUTAROS TEK SFIDA CHAMPIONS/ Inzagi: Sheriff? Ndeshja ndaj tyre më e rëndësishme se…

Delo.autor

NGA MERKATO E “ÇMENDUR” ME LOJTARËT E RINJ TEK OBJEKTIVAT/ Lewandowski: CR7 është ende në formë, dua të…

Delo.autor

Leave a Comment