Futboll La Liga Sport

MARADONA sulmon MESSIN: NUK është LIDER, shkon 20 herë në TUALET para se…

Diego Armando Maradona ka ruajtur pothuajse gjithmonë respekt në deklaratat e tij për Leo Messin, por në programin meksikan “The Last Word”, legjenda argjentinase e futbollit ka sulmuar në njëfarë mënyre personalitetin e “10” së Barcelonës. Frazat e tij, me siguri do të sjellin polemika. “Le të mos e llogarisim më Messin”, – tha ai.
Më tej, “Dora e Zotit” ka shtuar: “Para se të flasë me shokët e tij, ai do të luajë “video games”. Për mua është e vështirë të flas, por e shoh të padobishme përpjekjen që të bëjmë udhëheqës një njeri, që shkon në tualet (banjo) 20 herë para një loje.
Messi është Messi në Barcelonë dhe Messi është Messi duke luajtur me Argjentinën. Nëse do të isha unë trajner i Argjentinës, nuk do ta llogarisja më Messin, por kurrë mos thuaj kurrë. Ju duhet të llogarisni edhe presionin nga jashtë në këtë rast.
Sampaoli? Ai nuk ishte trajner i asaj kategorie, për të drejtuar ekipin kombëtar. Këtë e dinim. Por, futbolli argjentinas po bëhet më i dobët. Ne luajmë mirë me El Salvadorin dhe Nikaraguën. Pse sot, Argjentina nuk mund të luajë me Holandën apo Spanjën?!”

Related posts

ZYRTARE/ Koronavirusi shtyn derbin e Londrës Tottenam-Fulham

Delo.autor

FUNDI I PJESËS SË PARË/ Arbitri nxjerr karton të kuq në Armeni-Itali, përjashtohet nga loja… (FOTO)

Delo.autor

Futbolli di si të prodhojë EMOCIONE, lojtarët italianë bëjnë gjestin MADHËSHTOR (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment