Futboll Sport

Dajës i vjen keq për humbjen: Por fati nuk ishte me ne

Cfarë shkoi keq – “Në raport me kundërshtarin, kemi qenë më superiorë, prodhuam më shumë volum, e mbajtëm sipër, por fati nuk ishte me ne. Nuk duhet që të jemi egoistë, por një javë më para ne kishim fat. Por kjo është pjesë e lojës. Duhet të administronim më mirë dhe të kishim një lloj shkallëzimi më të fortë, sidomos në mesfushë. Duhej të prisnim momentin. Kukësi ka lojtarë të mirë, kishte gjetur strategji për të na kapur në kundërsulm, nuk ia doli. Faulli që u shënua goli, ishte në favorin tonë, atyre mund t’u jepej një penallti. Edhe ky rast i tyre sjell diskutime. Kukësi na goditi kur ne ishim hedhur në kërkim të fitores përpara.”

Kontrata – “As mua nuk më ka shkuar në mendje që kontrata përfundon në qershor. Do t’ia lëmë kohës. Nisur nga situata aktuale me gjyqin në Apel, drejtuesit ndoshta janë përqendruar aty. Ne vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Ekipi ecën përpara dhe ne po shkojmë drejt titullit. Kjo është puna jonë. Kemi edhe finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kontigjenti – “Kemi bërë 53 ndeshje, as ekipet elitare në Evropë nuk i kanë bërë dhe ky kontigjent e ka përballuar me sukses. Mendojmë që të rinovojmë me këta lojtarë duke qenë se nuk po tregojnë shenja lodhjeje. Futbollistët nuk e kanë ulur dozën psikologjike për të vazhduar më tej. Ndryshime do të ketë, por ndoshta ky ka qenë sekreti ynë, kemi mbajtur bazën e futbollistëve dhe grupi funksionin mirë. Rinovimi im? Shpresoj që unë kjo gjë të ndodhë.”

Related posts

INTER HARRON SI FITOHET/ Atalanta bllokon “Zikaltërit” në Bergamo dhe ndajnë pikët

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Edy Reja rinovon kontratën para ndeshjeve të Nëntorit

Delo.autor

OFERTA E ÇMENDUR/ Juventusi ofron 4 futbollistë për Paul Pogba

Delo.autor

Leave a Comment