Futboll Sport

PLAS DAJAKU/ Tenton të GODASË me GRUSHT rivalin, boksierët GJAKOSEN gjatë… (VIDEO)

Incidente në skenë në momentin që boksierët amerikanë Terence Crawford dhe Jose Benavidez ishin duke kryer peshimet zyrtare në prag të duelit për titullin kampion të peshës “welter” që do të zhvillojnë të shtunën në Chicago. Në momentin që dy boksierët kanë dalë “face to face” (ballë për ballë), pak sekonda pasi kishin kryer peshimet zyrtare, ka nisur një sherr.

Pas shtyrjes, ka qenë sfidanti Benavitez ai që ka tentuar të godasë me grusht në fytyrë Crawford, por reagimi i këtij të fundit ishte i jashtëzakonshëm, duke evituar goditjen. Në ato momente kanë ndërhyrë stafet e dy sportistëve, organizatorët e eventit dhe forcat e rendit, që kanë ndarë boksierët dhe kanë vendosur qetësinë në sallë.

Crawford (33 fitore e asnjë humbje në karrierë) do të mbrojë në këtë duel për herë të parë titullin kampion të kategorisë WBO, të cilin e pat fituar më 9 qershor të këtij viti, kur mundi australianin Jeff Horn. Pa asnjë humbje është edhe Benavitez, duke arritur 27 fitore në karrierën e tij, ndaj kjo sfidë pritet me interes nga publiku.

Related posts

“SPAL PËRDOR TË NJËJTËN SKEMË SI NE”/ Flet Conte: Lautaro dhe Lukaku kuptohen shumë mirë, do isha i zhgënjyer nëse…

Delo.autor

E BUJSHME/ Chelsea mban ritmin e Manchester Cityt, kalon Liverpoolin prej golavarazhit

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Cristiano Ronaldo me hotel të ri në Manchester, konkurron ish shokët

Delo.autor

Leave a Comment