Futboll Shqipëri Sport

TIRANA të marrë shembull/ Te PARTIZANI më të bashkuar se kurrë edhe jashtë fushës (VIDEO)

Partizani e ka nisur shumë mirë kampionatin, ku pas 8 ndeshjeve të luajtura deri më tani, renditen në vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë. Në fakt, ajo që bie në sy te të kuqtë është entuziazmi dhe serioziteti në çdo ndeshje kur zbresin në fushën e lojës.

Gjendja e grupit duket shumë e mirë si në fushën e lojës ështu edhe jashtë saj, ndryshe nga sa kemi parë te Tirana në këto javë të para të kampionatit, të paktën nën drejtimin e Ze Maria, ndërsa mbetet për t’u parë me teknikun Ardian Mema.

15 herë kampionët e vendit në një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” tregojnë se ekipi është në një formë të mirë. për më shumë shihni postimin e mëposhtëm:

“Gjithmonë mbaj mend se ti ke brenda teje forcën, durimin dhe pasionin për të ndryshuar gjithçka. Atmosfera dhe harmonia pozitive përgjatë këtij sezoni, përcillet edhe në fushë me rezultatet dhe performancën e ekipit. Grupi gjithmonë e më i bashkuar për të ecur përpara”.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TEK ATLETICO MADRID/ Prezantohet Dembele: Një sfidë e madhe për mua. Idhulli im është…

Delo.autor

ÇFARË NUK SHKON/ Humbja ndaj Betis, BARÇA regjistron TRE REKJORDE negative

Isa.Autor

MEDIAT BOTËRORE DALIN BLLOF/ Ja pse KAKA dhe JO MODRIC ka mundur 2 “jashtëtokësorët”

Isa.Autor

Leave a Comment